Kryetari i Vitisë ngushëllon familjen e 16 vjeçarit që vdiq nga koronavirusi

Kosova

Kryetari i Vitisë ngushëllon familjen e 16 vjeçarit që vdiq nga koronavirusi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:46
Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka ngushëlluar familjen Bislimi nga Vërbani i Vitisë, pas vdekjes së 16 vjeçarit nga COVID-19.

“Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Reagimi i plotë i komunës:

“E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i Vitisë!

Jemi thellësisht të prekur nga humbja e jetës së anëtarit tuaj të familjes, B. Bislimit mu në moshën e rinisë.

Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar.

Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.

16-vjeçari do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vërban të Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat