Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:24
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Deri të dielën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat