Që nga 8 marsi, Policia shqiptoi 2 mijë e 446 gjoba për ngasësit e automjeteve që nuk e vendosën rripin e sigurimit

Kosova

Që nga 8 marsi, Policia shqiptoi 2 mijë e 446 gjoba për ngasësit e automjeteve që nuk e vendosën rripin e sigurimit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë.

Realizimi i këtij operacioni do të vazhdojë në të gjithë vendin, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat