Një vit me COVID-19, Xhemajli: Luftë me të panjohurën, sfidë me të cilën u përballën të gjitha mediat e botës

Kosova

Një vit me COVID-19, Xhemajli: Luftë me të panjohurën, sfidë me të cilën u përballën të gjitha mediat e botës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:06
Blerim Xhemajli

Koronavirusi ka shënuar njëvjetorin që nga shpallja e tij si pandemi globale, ndërsa tashmë bëhen dhe një vit, që në Kosovë, u shfaqën rastet e para me COVID-19.

Sikurse në mbarë botën, betejë dhe luftë me të panjohurën koronavirusin, po e quan kryeredaktori i lajmeve Blerim Xhemajli, ndërsa ndan rrëfimin e tij përgjatë kësaj kohe në sjelljen e informacionit të saktë për shikuesit e televizionit.

”E gjithë Kosova ishin në pritje të atij lajmi të keq kur do të ndodhë. Rrethi ku unë gjendesha nuk doja ta dija as familja as askush se ka arritur rasti i parë”.

”Gjenim shumë arsye me ngushëllu dhe u krenu se po mbetemi të fundit, derisa arrin COVID-19 këtu”.

”Kjo ka qenë një luftë me të panjohurën”, thotë Xhemajli i cili çdo ditë angazhon gazetarët për të sjell lajmin sa më real për shikuesit.

”Eshtë përvojë e re për krejt botën”.

”Në këtë rast, përveç punës tonë që kemi pasur për ta informuar publikun, kemi pasur përgjegjësi edhe për shëndetin tonë edhe për shëndetin e familjes tonë sepse secili në shtëpi, ka të sëmurë ka fëmijë, ka ato kategoritë më të ndjeshme”.

”Me kohë jemi përshtat deri diku. Aktualisht kemi një numër i gazetarëve që mungon, por një pjesë e madhe është kry”.

”Tek ne COVID-19 erdhi në fund. Ne ishim të relaksuar por nuk shkoi shumë, erdhi njëfar kohe dhe nisi me të madhe. Ka qenë për ne një panik shumë e madhe kur e kemi parë se ne si profesion jemi më të informuar sesa qytetarët e thjeshtë dhe kur shihnim në botë çka po ndodhë, në atë pikun e madh Italia, kur e krahasonim luftën në Kosovë, i binte për 10 ditë i kalonin shifrat, sa kanë vdekë njerëzit në Kosovë atje vdisnin prej COVID-19”.

”Edhe në Kosovë na rroku paniku, për shkak se u mbushën klinikat. Shtretër nuk kish, nuk kishte medikamente, sa brengoseshim për veten, edhe për popullatën”.

”Por, gradualisht njeriu adaptohet me atë punë, ne në luftë kush e ka përjetuar luftën që me i thanë në mëngjes e bën, nuk mund e bën. Tash e kemi edhe Brazilin, dje ka pasur 2000 raste brenda ditës të vdekur, por tani po e marrim me një lloj njerëzillëku më të zakonshme”.

”Ne jemi munduar aq sa kemi mund ose me i kufizu ose me e pasë në paralajmërim se pamjet në vijim janë të rënda. Shumë në disa momente kemi gjykuar se duhet me dalë ato pamje. Ishin një numër i madh i njerëzve që nuk besonin, dhe nuk iu bindnin masave të cilat në çfarë do kohe që janë marrë kanë qenë më të duhura”.

”Ne jemi ndje në një ”siklet’‘ sa kemi përgjegjësi me i informuar njerëzit prej dorës së parë me ju tregu  se vërtetë këtu ka rrezik dhe jeta e njeriut është në rrezik”.

”Ne kemi qenë në garë edhe me facebook. E ka secili të drejtën edhe mundësinë me e plasu një lajm. Në kohën e panikut kemi qenë në sfidë krahas informimit të qytetarëve me situatën aktuale, me u mundu edhe burime të tjera të informacionit me i sjellë më të pranueshme për njerëzit dhe më reale”.

”Ka qenë një sfidë e re me të cilën janë përballë të gjitha mediat e botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat