Ky do të jetë moti për fundjavë në Kosovë

Kosova

Ky do të jetë moti për fundjavë në Kosovë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Prishtina Weather njofton se moti në fundjavë do të kemi mot kryesisht me vranësira dhe me mundësi për reshje shiu.

E shtuna parashihet të ketë mot të butë dhe vranësira. Nga perëndimi i vendit me mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërkohë të dielën pritet të jetë më butë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të luhaten mes 2 e 1 gradë celsius derisa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 14 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat