Abdixhiku: Mburremi me të kaluarën tonë, por ajo s’na mjafton

Kosova

Abdixhiku: Mburremi me të kaluarën tonë, por ajo s’na mjafton

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:32
Lumir Abdixhiku duke bërë homazhe te varri i Rugovës

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ditën e parë të tij si kryetar e nisi me homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast Abdihxiku u shpreh se po nis nga aty për të nderuar dhe kujtuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK-së, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën.

“Nga këtu dërgojmë mesazhe se idetë tradicionale të LDK-së mbesin ide të kohës, të përhershme, të cilat do t’i kultivojmë edhe në këtë pjesë tonën.Jemi krenarë për punët e bëra që nga themelimi e deri më sot, e kaluara jonë është ajo me të cilën mburremi, por ajo sot s’na mjafton. E ardhmja ndërtohet duke e respektuar të shkuarën dhe duke i dhënë përgjigje çështjeve të kohës, që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ndërsa sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Lumir Abdixhiku deklaroi se po e presin konfirmimin për takimin e së premtes, duke shtuar se do të jenë konstruktivë në frymën themeltare të LDK-së, që sipas tij kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin e dëmtimin e tyre.

Kreu i LDK-së tha poashtu se do ta dërgojë edhe zyrtarisht kërkesën për takimin e së premtes me Kurtin dhe Osmanin.

“Ne do t’i dërgojmë edhe zyrtarisht një letër të shkruar, ashtu siç e kemi marrë sot, por propozimi jonë është për ditën e premte të kësaj jave”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku arriti të zgjidhet dje kryetar i LDK-së me gjithsej 190 vota nga delegatët e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat