3 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Kosova

3 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar nga covid-19,  ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.

Kështu është bërë e ditur sot, në komunikimin e rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 851 raste, prej tyre 771 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 33 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat