​Jashari: 8 milionë euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022

Kosova

​Jashari: 8 milionë euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:23
Foto nga takimi

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari priti sot në një takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan Oz, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se KEDS ka miratuar kërkesat për investime në komunën e Skenderajt dhe gjatë këtij vitit kjo kompani do të investojë në rrjetin elektrik 5.5 milionë euro, ku do të përfitojnë 8500 konsumatorë.

“Përmes këtyre investimeve do të kemi një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime më cilësore nga KEDS. Investimet e KEDS konform kërkesave tona do të vazhdojnë edhe vitin që vjen me një vlerë prej 2.2 milionë euro”, shkruan Jashari.

Ai në emër të qytetarëve të Skenderajt falënderon KEDS-in për bashkëpunimin dhe investimet e deritanishme në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat