Për një vit Universiteti i Prishtinës mbajti mbi 235 mijë ligjërata virtuale

Kosova

Për një vit Universiteti i Prishtinës mbajti mbi 235 mijë ligjërata virtuale

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:37
Foto

Universiteti i Prishtinës, ka dalur me statistika në njëvjetorin e nisjes së vitit akademik virtual, i cili u zhvillua si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Aty bëhet e ditur se gjatë vitit të mësimit akademik, në Universitetin e Prishtinës, u mban 235,571 ligjerata virtuale.

Në këtë njëvjetor, rektori Naser Sahiti ka përgëzuar tërë stafin dhe studentët për angazhimin e treguar në këtë kohë pandemie.

”Studentët dhe stafi dëshmuan maturinë, gatishmërinë dhe njohuritë e duhura për të shënuar sukses në mësimdhënie dhe mësimnxënie edhe në rrethanat e krijuara nga pandemia covid-19. Përveç në mësim, ata ishin të gatshëm edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme jashtë kurrikulare në mënyrë virtuale. Andaj, dua t’i përgëzoj studentët për sukseset e shënuara në mësim gjatë kësaj periudhe njëvjeçare, ndërkaq stafin për përkushtimin në punën e tyre, duke vazhduar kështu ta mbajnë UP-në si prijës të nismave jetike për shoqërinë tonë”, thotë rektori Sahiti.

Në këtë ditë, UP-ja kujton edhe stafin e UP-së dhe qytetarët që humben jetën në luftë me virusin SARS-CoV-2, si dhe vlerëson lart punën dhe profesionalizmin e stafit të Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me studentët vullnetarë, të cilët dhanë kontribut vital për vendin në përballje me pandeminë e koronavirusit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat