Prezantohen strajcat e punuara nga persona me aftësi të kufizuara

Kosova

Prezantohen strajcat e punuara nga persona me aftësi të kufizuara

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:41
Foto

Handikos dhe The Balkan Forum sot në mënyrë ceremoniale bënë prezantimin e strajcave shumë-përdorimëshe, të punuara nga 10 persona me aftësi të kufizuara tashmë të punësuar në punëtorinë e rrobaqepësisë që funksionon në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit’’.

Përgjatë konferencës, drejtori i kësaj organizate, Afrim Maliqi, ngriti nevojën e mbështetjes financiare ndaj këtij projekti, në mënyrë që këta persona të vazhdojnë në prodhimin e strajcave, ndërkohë edhe të zgjerohet stafi me njerëz të rinj, po ashtu persona me aftësi të kufizuara.

Gazmend Berlajolli nga The Balkan Formum, ka theksuar se projekti ka ngjallë entuziazëm në mesin e personave që janë aftësuar dhe punësuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat