Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustruese

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Amnistimi i kompanive private nga prokuroritë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të prezantojë rezultatet e qeverisjes 100-ditore të Ekzekutivit të Komunës. (Ndërtesa e Komunës Podujevë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)

Përurohet “Leksikoni i vendbanimeve të Kosovës - Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”. (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi – Vezgishi, do t’i vizitojnë shkollat fillore “Mati Logoreci” dhe “Lidhja e Prizrenit”. (Prizren, ora 11:00)

Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikojnë raportet: “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna’ dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00-11:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrKK), publikojnë gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 12:00-12:30)

Bëhet lansimi i projektit “E-Shëndetësia”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat