Nisin punën grupet punuese të Parlamentit të Zvicrës dhe Kosovës

Kosova

Nisin punën grupet punuese të Parlamentit të Zvicrës dhe Kosovës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:21
Pamje nga takimi

Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, dhe sekretarin e parë në këtë ambasadë, Vincent Hug.

Ky takim është rikonfirmim i bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin zvicerian, pas vizitës që realizoi kryetarja e Kuvendit, njëherësh U.D. Presidente e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në Parlamentin e Zvicrës.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, dhe ambasadori Kolly, u pajtuan që të fillojnë punën grupet punuese të dyja parlamenteve për prioretizimin dhe çasjen e përkrahjes në pjesën inovative.

Poashtu të zhvillimit të teknologjisë dhe të marrëdhënieve ndërprlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat