​Transport publik nuk ka as nesër, paralajmërohet protestë për të premten

Kosova

​Transport publik nuk ka as nesër, paralajmërohet protestë për të premten

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdon edhe nesër, ndërsa në ditën e premte Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të organizon protestë në Prishtinë, dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha se Këshilli Drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe nesër.

Ndërsa të premten të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes me qeverinë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat