Nesër fillojnë rapid-testet në Istog

Kosova

Nesër fillojnë rapid-testet në Istog

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:34
Mujë Osmanaj

Nesër do të fillojë testimi për Covid-19 me rapid teste në QKMF-në e Istogut.

Kështu ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

Kujtojmë që Osmanaj sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19, mirëpo gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Njoftimi i plotë:

Nesër me 18.03.2021 fillon testimi per covid me rapid teste në QKMF-Istog!

Ata që kanë simptome ,me udhëzim të mjekut(QMF,QKMF etj)mund ta bëjnë atë në hapësirën e adaptuar per testim!

Testi është i thjeshtë e rezultati i shpejtë!

Janë 1500 teste të pranuara me datën 13.02.2021 të destinuara per komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve por,arritja e tyre një ditë para zgjedhjeve dhe vonesat në trajnim të stafit bënë që ato të mos kryhen!

Me datë 13.02.2021 ne pasi i morëm ato,diku pas orës 15 telefonova në KKZ nga ku më thanë se kemi urdhër nga KQZ të mos merremi me ju se nuk kemi kohë(pra një natë para zgjedhjeve)…

Këto janë çeshtje të kaluara tashmë…!

Sidoqoftë ato sot na shërbejnë per qytetarët që kanë nevojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat