Ngjarjet e ditës për sot

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot

Më: 18 mars 2021 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon tryezën e diskutimit me temë “Fuqizimi i grave në ndërmarrësi”. (OAK, rruga “Gazmend Zajmi” numër 6, “Bregu i Diellit” - Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Kuvendi i Komunës në Shtëpinë e Bardhë - Prizren, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres (INPO), publikon raportin “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Platforma Zoom, ora 11:00-11:30)

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini merr pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës në Korenicë. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor “Pema”, me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down. (Lagjja “Ortakoll” - Prizren, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat