Besnik Tahiri flet pasi shpalli kandidaturën për kryetar të Podujevës

Kosova

Besnik Tahiri flet pasi shpalli kandidaturën për kryetar të Podujevës

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:59
Besnik Tahiri

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka shpallur publikisht kandidaturën për kryetarin e Podujevës në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka vendosur që tërë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jep qytetit të tij të lindjes, në të cilin thotë se garon për fitore.

“Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe dëshirën time dhe të Aleancës, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t'ia jap qytetit tim të lindjes dhe qytetarëve te tij. Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore”, ka shkruar zëvendës-ministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri. 

Vetëm disa çaste më parë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konfirmoi se Daut Haradinaj do të jetë kandidati i partisë së tij për Prishtinën.

Podujeva kishte mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme vitin e kaluar pasi Agim Veliu u bë ministër i Brendshëm. Në ato zgjedhje, AAK-ja nuk pati kandidat, ndërsa zgjedhjet u fituan nga Shpejtim Bulliqi pa balotazh, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat