Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 19 mars:

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mossubvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve deri te Qeveria, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për medie, së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga drejtoria Komunale e Arsimit. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren, ora 13:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat