Shpërndahen pajisje të punës për ndërmarrësit llapjanë

Kosova

Shpërndahen pajisje të punës për ndërmarrësit llapjanë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të projektit "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë", i financuar nga organizata gjermane “Help” dhe Komuna e Podujevës, janë përkrahur me pajisje pune për veprimtari të ndryshme biznesi ndërmarrës llapjanë.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, bashkë më përfaqësus të kësaj organizate, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të punës për përfituesit e këtij projekti.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i kushteve më të mira për ndërmarrësit “start up”, për mikro bizneset dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në sferën ekonomike.

Drejtori Balaj falënderoi përfaqësuesit e organizatës “Help”, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, për përkrahjen dhe mbështetjen e bizneseve llapjane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat