Zyrtarja e OBSH-së: Rastet e kontaktit të bëjnë testin pas 3-4 ditëve

Kosova

Zyrtarja e OBSH-së: Rastet e kontaktit të bëjnë testin pas 3-4 ditëve

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:00
Isme Humolli

Personat që kanë pasur kontakt me të prekur nga COVID-19, nuk preferohet të testohen menjëherë, por të presin 3 apo 4 ditë që rezultati të jetë më i saktë.

Kështu deklaroi Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.

“Testi PCR e detekton infeksionin qysh në fazat fillestare, kështu që nëqoftëse unë jam pozitiv dhe ju keni pasur kontakt me mua, nese shkoni sot gjasat për me dal rezultati negativ janë të mëdha.

Nëse pritet disa ditë gjasat për me dal rezultati i saktë rriten”, tha Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat