Hapet kampanja për ndërtimin e fabrikës ku do të punësohen 50 persona me aftësi të kufizuara

Kosova

Hapet kampanja për ndërtimin e fabrikës ku do të punësohen 50 persona me aftësi të kufizuara

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:24
Pamje nga kampanja për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e fabrikës për persona me aftësi të kufizuara

Kompania “Frutex” dhe Fondacioni Humanitar “Golden Eagle”, kanë hapur zyrtarisht kampanjën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e fabrikës për persona me aftësi të kufizuara, ku do të punësohen 50 punëtorë.

Nga Kompania Frutex, Shaqir Palushi, ka thënë se sot është Dita Botërore e Sindrom Down dhe se kanë shumë përgjegjësi që këta fëmijë të integrohet në punësim.

“Fondacioni Golden Eagle do të fillojë fabrikën ku do të udhëhiqet nga personat me Sindrom Down. Financimin do ta bëjë Frutex i cili projekt do të kushtojë 10 milionë euro në afërsi të Prishtinës. Numri i të punësuarve do të jetë 50 punëtorë. Frutex do të mundësoj edhe përmes partnerëve në Kosovë dhe ndërkombëtarë që këto produkte të jenë në treg”, tha ai.

Mes tjerash, Palushi ka thënë se ka numër të kufizuar të të punësuarve por çdo iniciativë e mirë ka reflektuar pozitivisht në Kosovë dhe shpreson se me këtë veprim do të shtohet numri i atyre që do të kenë iniciativa për punësimin e këtyre të rinjve.

Sebahate Beqiri, drejtoresh e Sindrom Down, tha se iniciativat e tilla i motivojnë që të punojnë më shumë për realizimin e të drejtave të personave me sindromën down.

“Në emër të Down Sindrom Kosova falënderoj kompaninë Frutex dhe Golden Eagle për këtë nismë. Ky 21 mars është më i bukuri për ne. Projekti për ndërtimin e një fabrike ku do të mundësohet punësimi i personave ne Sindrom Down. Punësimi i personave me Sindrom Down po përcjellët me shumë sfida. Iniciativa të tilla e ndërtimit të fabrikës na japin shpresë që në këtë vend po vijnë ditë më të mira për personat me sindrom down”, u shpreh ajo.

Afrim Maliqi nga Handikos ka thënë se ndjehet i lumtur që kjo iniciativë e Shaqirit po zbatohet dhe impelemntohet.

“Edhe ne shpeshherë i themi edhe mik dhe ne si persona me aftësi të kufizuara po kalojmë në kohë të vështira por ky sinjal tregon që po vijnë ditë të mira. Hapja e fabrikës është më shumë sesa ndihmë. Meqenëse edhe sot është dita e Sindrom Down unë përgëzoj aktivitete që janë organizuar. Andaj ky punësim nuk duhet të bëhet vetëm ta përmbushë një kuotë por kjo i tejkalon edhe legjislacionin kur është vullneti dhe mbështetja nga zotëri Shaqir Palushi”, tha Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat