Podujevë: Gjashtë qytetarë ri-infektohen me koronavirus

Kosova

Podujevë: Gjashtë qytetarë ri-infektohen me koronavirus

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:53
Foto

Gjashtë qytetarë nga Komuna e Podujevës janë ri-infektuar me virusin korona.

Këtë e ka konfirmuar edhe epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë, Bedrie Rama.

“Janë 5-6 persona të cilët janë ri-infektuar me COVID-19 në rajonin e Podujevës”, është shprehur Rama.

Aktualisht në këtë Komunë aktivë me virusin korona janë mbi 300 qytetarë. Ndërkaq, sot në Podujevë janë regjistruar 15 raste pozitive me virusin korona.

Prej tyre, 8 janë në qytet, 2 në fshatin Peran dhe me nga një rast në fshatrat; Halabak, Letanc, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm dhe Pakashticë e Epërme.

Në anën tjetër, IKSHPK ka bërë të ditur se bazuar në 4.838 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë rezultuar edhe 793 persona.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 352 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 12.342.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 82.185 raste të infektimit. Prej tyre 1.760 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat