Vështirësohet qarkullimi në rrugë, ja thirrja nga Komuna e Drenasit për qytetarët

Kosova

Vështirësohet qarkullimi në rrugë, ja thirrja nga Komuna e Drenasit për qytetarët

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Pas reshjeve të shumta të borës, ka reaguar edhe Komuna e Drenasit, e cila po kërkon nga qytetarët që të mos dalin pa nevojë në rrugë, ngase rrugët sipas komunës janë vështirësuar për qarkullim.

"Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të bores, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale.

Prandaj kërkohet që të keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme. Dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës.", thuhet në reagimin e komunës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë shmangni daljet e panevojshme sepse rrugët janë të vështirësuara për qarkullim
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të bores, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale.
Prandaj kërkohet që të keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme. Dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat