Reshje bore deri të mërkurën

Kosova

Reshje bore deri të mërkurën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:38
Ilustrim

Mbetet ftohtë në ditët e ardhshme, me reshje të borës kohë pas kohe deri të mërkurën. Orëve të mëngjeist me ngrica. Nga e premta më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

21.03.2021 - Të reshurat e borës që kanë filluar nga dita e djeshme, gjatë natës pritet të intensifikohen, duke vazhduar edhe orëve të mëngjesit të ditës së hënë. E në javën e parë të pranverës, deri nga dita e mërkurë mbetet mot i ftohtë, ku kohëpaskohe priten edhe reshje bore, e orëve të pasdites edhe me shi. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

Prej së enjtes nuk parashihen të reshura, e nga dita e premte dhe në fundjavë do të keetë më shumë kthjellime dhe diell, e temperaturat në të dy vlerat ekstreme shënojnë rritje.

Erërat që parashihet të fryjnë ditëve të ardhshme, mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, derisa vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë të pranueshme dhe mesatare. Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes kur erërat dobësohen atëherë vlerat kalojnë në të dobëta.

22.03 - Ftohtë, kryesisht vranët, kohë pas kohe vazhdojnë reshje të dobëta bore, nga Dukagjini ditën të përziera edhe me shi.

23.03 - Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime.

24.03 - Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.

25.03 - Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura. Në mëngjes shumë ftohtë.

26.03 - Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime.

Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4C, e ditën e premte edhe deri në 10C, e në fundjavë nga Dukagjini edhe deri në 15C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, në pjesën e dytë të javës edhe mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat