Ajër i ndotur në këto tri qytete të Kosovës

Kosova

Ajër i ndotur në këto tri qytete të Kosovës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Sot cilësia e ajrit në Kosovë  është e ndryshueshme, me ajër të ndotur në disa qytete e me me ajër të pastër në qytete tjera.

Sipas matësve të ajrit, ajër me cilësi të pastër ka në qytetet Prizren, Palaj të Obiliqit, Drenas, Mitrovicë dhe në Brezovicë. Ndërsa në Gjilan, Pejë dhe Han të Elezit ajri është i dobët. Ndërsa ajër me cilësi të mirë ka shfaqur matësi në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Ajër me cilësi të pastër ka shfaqur matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, në afërsi të zonës industriale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat