Betohet edhe Bekë Berisha, për të tretën herë deputet i Kuvendit të Kosovës

Kosova

Betohet edhe Bekë Berisha, për të tretën herë deputet i Kuvendit të Kosovës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:36
Bekë Berisha

Edhe pse do të duhej që të betoheshin 120 deputetë gjithsej, në Kuvendin e Kosovës sot janë betuar vetëm 114 deputetë.

Kjo për shkak se disa prej tyre munguan në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e tetë me radhë.

Në mesin e deputetëve tashmë të betuar është edhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Berisha është betuar për të tretën herë me radhë në kuadër të Kuvendit të Kosovës, teksa falënderoi të gjithë votuesit për besimin e dhënë.

“Sot dhashë betimin për herën e tretë si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju falënderojë të gjithë juve votues për besimin e dhënë. Në punën dhe angazhimin tim në këtë mandat si gjithherë do të jenë ndjenjat dhe përkushtimi për vendin për progresin e vendit tonë sikur në betimin e më hershëm”, tha Berisha.

Bekë Berisha është në mesin e tetë deputetëve të Aleancës të cilët arritën të mbledhin vota mjaftueshëm për të qenë pjesë e kësaj legjislature.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat