Nxënësit e Prizrenit do të kenë shujtat në shkolla

Kosova

Nxënësit e Prizrenit do të kenë shujtat në shkolla

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot ishin në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë, për t’i shpërndarë shujtat e para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5. 

Ai tha se është shumë i lumtur kur pashë buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve tanë, gjatë shpërndarjes së shujtave, që do të përfshijnë:Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës dhe nga një qumësht një herë në javë", tha Haskuka.

Ky projekt shumë i rëndësishëm, të cilin ua pata premtuar prindërve dhe fëmijëve tanë, do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit si dhe barazi sociale për 13,036 nxënës deri në klasën e pestë, në secilën shkollë të komunës sonë!

"Ne do të vazhdojmë të punojmë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin tonë", tha Haskuka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat