Komuna e Kamenicës fillon përgatitjet për vaksinim, fton stafin shëndetësor të lajmërohen te ekipet e vaksinimit nga e hëna

Kosova

Komuna e Kamenicës fillon përgatitjet për vaksinim, fton stafin shëndetësor të lajmërohen te ekipet e vaksinimit nga e hëna

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës ka kërkuar nga stafi shëndetësorë që nga dita e hënë e deri të mërkurën të lajmërohen te ekipet e vaksinimin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.

Nga kjo komunë është thënë se me ardhjen e vaksinave, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi për stafin shëndetësor të sektorit publik dhe privat lidhur vaksinimin anticovid

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë stafin shëndetësor të cilët punojnë në sektorin privat dhe publik në Komunën e Kamenicës, se nga dita e hënë deri ditën e mërkure nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të lajmërohen tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.

Pasi të arrijnë vaksinat e para, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim, andaj luteni të lajmëroheni.

Ju falemnderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat