Cilësi e dobët e ajrit në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Kosova

Cilësi e dobët e ajrit në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Në qytete si Prishtina, Prizreni, Gjilani cilësia e ajrit po vazhdon të jetë e dobët.

Ndërsa, Drenasi, Hani i Elezit, Mitrovica, Obiliqi, Peja kanë cilësi të pranueshme të ajrit.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bëjnë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil”, thuhet në një komunikatë.

“Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore”.

“Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat