Pensionohet shefi i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë, Halim Hoti

Kosova

Pensionohet shefi i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë, Halim Hoti

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:05
Pensionohet shefi i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë, Halim Hoti

Sot është pensionuar shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Halim Hoti, i cili tërë jetën e tij ja kushtoi arsimit, si mësimdhënës, si pedagog e tani e pesëmbëdhjetë vite në DAE. Me rastin e pensionimit të zyrtarit Hoti, është organizuar edhe një ceremoni përcjellëse në pension, nga ana e drejtorisë përkatëse dhe Sindikatës së Punëtorëve të Administratës në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të kryetari, Ragip Begaj, ndër të tjera në fjalën e rastit, theksoi.''Sot po e përcjellim në pension, një personalitet të denjitetshëm i cili për afro katër dekada kontribuoi në fushën e arsimit, si mësimdhënës, pedagog dhe shef në drejtorinë për Arsim dhe Edukim, kjo është një histori që tregon se, ju një jetë ja kushtuat arsimimit të nxënësve, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, koordinimit institucional mes shkollave, administratës të sektorit arsimor, që nga niveli lokal e ai qendrorë, ju me përvojën tuaj sfiduat edhe periudha të vështira të shkollës shqipe me pushtuesin serb, organizimin dhe pavarësisë së shkollës shqipe shtëpi-shkollë, e deri të pavarësia e plotë e arsimit shqip.'', përfundoi Berisha.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe edukim , Blerim Thaçi, me këtë rast tha:'' Sot, kur ju po pensionoheni pas 40 vitesh në punën tuaj fisnike arsimore në të cilën kontribuove nëpër periudha dhe pozita të ndryshme, por brenda sektorëve arsimor, je shembulli i veçantë për mësuesit që me aq këmbëngulësi realizove objektivat zhvillimore për një shkollë dhe arsim cilësor e kombëtar, prandaj, tani e tutje, presim që përvojat tuaj të na shërbej për zhvillim edhe më të avancuar në të gjitha kategoritë e nxënësve dhe integrim i plotë i tyre'', përfundoi Thaçi.

Edhe , kryetari i SAK-ut, Azem Gashi, '' Vlerësoi se Halim Hoti, ishte një bashkëpunëtor dhe kontriboues profesional edhe në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të mësimdhënësve përmes organizimit sindikal.''

Në fund, Halim Hoti, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, kolegët me të cilët kishte punuar në institucione dhe më pas, Komuna, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, si dhe Sindikata Komunale ndanë, mirënjohje dhe dhurata për , Halim Hotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat