Gratë në politikë përballen si me pengesa zyrtare ashtu edhe joformale

Kosova

Gratë në politikë përballen si me pengesa zyrtare ashtu edhe joformale

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:06
Ilustrim

Në ditën e katertë të Javës se Gruas, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizojnë debatin me temë ''Burrat, pushteti dhe politika''.

NDI konsideron se gratë në politikë përballen si me pengesa zyrtare ashtu edhe joformale sa i përket pjesëmarrjes së tyre, por një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballen gratë në politikë janë idetë rreth gjinisë, pritjet shoqërore, si dhe qëndrimet dhe sjelljet personale  në të cilat parashtrohen këto ide.

''Normat patriarkale të gjinisë kanë çuar në margjinalizimin e vazhdueshëm të grave nga jeta politike, si dhe përjashtimin e tyre nga organizatat që merren me politikë demokratike, duke i lënë burrat që t'i kontrollojnë ato'', vlereson NDI.

 Tutje, nëse gratë do të ngrisin zërin, vizibilitetin dhe fuqinë e tyre në jetën politike, atëherë idetë aktuale në lidhje me maskulinitetin dhe feminitetin duhet të sfidohen dhe të ndryshohen.

Panelistët do të fokusohen në diskutimin e mënyrave se si të zhvendoset fokusi nga të qenit vetëm mbi gratë si agjente të vetme të fuqizimit të tyre, në drejtim të angazhimit të udhëheqësve politikë burra si agjentë të ndryshimit transformues për barazi gjinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat