Skandal në Suharekë, familjarët akuzojnë Muharremajn se nuk po ndalon pazarin te varrezat e të rënëve

Kosova

Skandal në Suharekë, familjarët akuzojnë Muharremajn se nuk po ndalon pazarin te varrezat e të rënëve

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:43
Suharekë

Sot është kujtuar përvjetori i Masakrës së Familjes Berisha në Suharekë.

Qytetarët po ankohen se kryetari aktual nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bali Muharremaj, nuk po ndalon shitjet ilegale te varrezat e të rënëve në luftë.

Qytetari Anton Berisha, derisa ka dërguar në “Bota sot” fotografitë e pazarit të zallit dhe drurëve, e ka quajtur këtë skandal.

Ai ka thënë se janë ankuar edhe në polici, por askush nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim.

“Në Suharekë, sot ishte përvjetori i Masakrës së Familjes Berisha dhe desha ta raportoj një skandal të kryetarit aktual të AAK-së. Ne si familje, qe 15 vite ankohemi, sepse mbi varreza të te rënëve dhe familjarëve tonë bëhen shitjet ditore të zallit dhe drurit, por edhe gjërave tjera dhe askush nuk ndërmerr asgjë! Edhe në Polici jemi ankuar dhe askush nuk ndërmerr asgjë që t’i ndalojë këto shitje ilegale mbi varreza. Edhe vet kryetari ishte në këtë vend dhe shitjet nuk ndaluan as sot”, ka thënë Berisha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat