Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Kosova

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Më: 27 mars 2021 Në ora: 07:18
Parashikimi i motit për ditët e fundit të marsit

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme në vend. Në ditët e fundjavës pritet të jetë mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell. Ndërkohë, javën e ardhshme parashihet mot kryesisht me vransira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.

27.03 – Pas mëngjesit me ngrica.  Ditën më butë dhe kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vransira.

28.03 – Butë, vransira dhe intervale me diell.

29.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.

30.03 – Kryesisht me vransira.

31.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja  4-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat