Mbyllet rruga Prishtinë – Pejë

Kosova

Mbyllet rruga Prishtinë – Pejë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se rruga Nacionale N9, Prishtinë – Pejë pasi që në këtë pjesë është duke u punuar për të vendosur struktura metalike e mbikalimit.

“Ju njoftojmë se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje, thuhet se, mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

“Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës”, bëhet e ditur tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat