1 i shëruar dhe 7 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 7 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:04
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 925 raste, prej tyre 812 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 66 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat