OJQ “Zëri i prindërve” ngrit zërin për angazhim në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kosova

OJQ “Zëri i prindërve” ngrit zërin për angazhim në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Nga: F. B. Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:55
OJQ “Zëri i prindërve”
Në selinë e shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë është mbajtur takimi i rregullt me anëtarë të shoqatës, ku mori pjesë edhe këshilltarja e kryeministrit Kurti për personat e pagjetur Fortuna Sheremeti, ndërsa u diskutua për punën në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen familjarët e personave të pagjetur.

Takimi është drejtuar nga Bajram Qerkini kryetar i shoqatës, që ka njoftuar të pranishmit dhe aktivitetet e zhvilluara, takimet me drejtues institucional dhe punët që i presin shoqatat në obligimin që kanë marr mbi vete zbardhjen e fatit të edhe personit të fundit të pagjetur.

Pjesëmarrësit janë interesuar rreth dinamikës së punës së Komisionit qeveritar , atij koordinues të shoqatave dhe kanë kërkuar ngritje të efikasitetit të veprimit me qëllim që të hulumtohen të gjitha vendet e dyshimta për varreza masive dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, qofshin ato lokacionet brenda apo jashtë vendit tonë.

Familjarët kanë drejtuar gishtin e kritikës ndaj institucioneve vendore edhe atyre ndërkombëtare që nuk po bëjnë presion mbi institucionet serbe për të nxjerr nga arkivat vend-varrimet dhe lokacionet ku mund të gjenden mbetjet e personave të pagjetur, krahas shfrytëzimit edhe të imazheve satelitore, për të përfunduar njëherë e mirë procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

Duke parë këtë situatë dhe nevojën për bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve është propozuar që një herë në muaj të mbahen takime me këshilltaren e kryeministrit, në mënyrë që të adresohen nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shoqatat edhe familjet e të pagjeturve.

PO ashtu shoqata është obliguar që të përgatis planin e punës dhe veprimeve sikurse të e dërgojë atë në institucione, me qëllim që ato aktivitete të mbështetën nga ato.

Nga diskutimet e të pranishmëve u rekomanduan disa përfundime, me të cilat u njoftua edhe këshilltarja e krymeinsitrit por edhe vetë institucionet e ato janë:

 – Të intensifikohen aktiviteti dhe masat që të zbardhet edhe fati i personit të fundit të pagjetur,

 - Të kërkohet nga institucionet mbështetje në realizimin e të “drejtës për të ditur” për më të dashurit,

-  Të rritet kompensimi për pensione të viktimave edhe familjarëve të personave të pagjetur

Qerkini duke prezantuar disa nga kërkesat e anëtarëve të shoqatës , kërkoi edhe mbështetje për të rinjtë me qëllim që ata të njihen me të kaluarën edhe vuajtjet e brezave përmes trajnimeve të ndryshme, shoqërimit por edhe projekteve të ndryshme për gjeneratat e reja.

Po ashtu u kërkua mbështetje nga komuna me qëllim që të realizohen më shpesh takime edhe aktivitete me anëtarësi , përfshirë këtu edhe mbështetjen e tyre si në shkollim edhe në punësim, për familjarët e personave të pagjetur.

Qerkini duke përfunduar takimin theksoi se shpreson se të gjitha këto kërkesa edhe nevoja nuk do të hasin në vesh të shurdhër edhe do të realizohen e nuk do mbeten vetëm në letër dhe ky pushtet duhet të dëshmojë se merr parasysh kategorinë e të pagjeturve dhe do të i mbështes ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat