901 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Kosova

901 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 901 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 731 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 81 pacientë janë në pritje të rezultateve.

32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Raporti i plotë i SHSKUK-së:

901 pacientë të hospitalizuar, 731 të konfirmuar me COVID-19

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 901 pacientë, në bazë të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 31 mars 2021.

731 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:

321 të konfirmuar me Sars Cov-2

14 në gjendje të rënduar

311 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 87 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 50 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 524 pacientë:

410- të konfirmuar pozitivë

18- në gjendje të rënduar shëndetësore

373- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 129 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 83 pacientë

Spitali i Gjilanit, 104 pacientë

Spitali i Ferizajt, 62 pacientë

Spitali i Mitrovicës,37 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat