Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 1 prill 2021 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Skenderaj, të financuar nga BE. (Shkolla fillore “Shaban Jashari”, Skenderaj, ora 11:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës arrin marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në fushën e veprimit me Agjencinë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëjnë përurimin e teshatoreve të reja të KB “Bashkimi”. (Qendra Sportive, Prizren, ora 11:00)

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), Samir Hoxha për përfshirjen e tyre në procesin e Hartimit të projektit të regjenerimit të brigjeve të Lumëbardhit. (Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, Prizren, ora 11:30)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Lybeniq të Pejës. (Ora 12:00)

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Glauk Konjufca bën homazhe në Lybeniq të Pejës. (Ora 12:50)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon konferencë për media me temën “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuara nga COVID-19”. (Zyrat e OAK-ut, Prishtinë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat