Gjest i mirë/ Organizata italiane ndan mbi 2 mijë palë atlete për nxënësit e Suharekës

Kosova

Gjest i mirë/ Organizata italiane ndan mbi 2 mijë palë atlete për nxënësit e Suharekës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se janë shpërndarë mbi 2 mijë palë atlete sportive për nxënësit e shkollave të mesme në këtë komunë.

Ky është një donacion nga një organizatë italiane, të cilën kryetari Muharremaj e ka falenderuar për këtë gjest humanitar.

“Janë shpërndarë 2082 palë atlete sportive, për secilin nxënës/se të tri shkollave të mesme në Komunën e Suharekës.

Ky është donacion nga një organizatë italiane të cilën e falenderojmë për këtë gjest humanitar. Angazhimi ynë nuk do të ndalet që ta realizojmë më të mirë për qytetarët tanë”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat