Bulliqi pranoi nga bashkatdhetari donacion në pajisje mjekësore për QKMF dhe inventar për shkolla

Kosova

Bulliqi pranoi nga bashkatdhetari donacion në pajisje mjekësore për QKMF dhe inventar për shkolla

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka pranuar sot një donacion në pajisje mjekësore dhe inventar për shkolla.

Pajisjet e pranuara sot nga kryetari Bulliqi janë donacion nga bashkatdhetari Muhamet Stublla, me qëndrim në Gjermani.

Kryetari Bulliqi falënderoi bashkatdhetarin Stublla, për pajisjet dhe inventarin e dhuruar për QKMF-në dhe shkollat.

“Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që bashkatdhetarët tanë po tregojnë gatishmëri dhe vullnet të mirë të kontribuojnë për institucionet tona, përmes donacioneve të ndryshme. Shëndetësia është prioriteti ynë. Prandaj do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve mjekësore.

Edhe këto mjete që pranuam sot nga bashkatdhetari Stublla, do të kontribuojnë në këtë drejtim”, tha kryetari Bulliqi.

Donacioni i bashkatdhetarit përfshinë karroca, pajisje higjienike, aparatura të ndryshme dhe shtretër për QKMF, Ndërsa një pjesë e donacionit, bankave dhe karrige, janë për shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat