​Reformat në arsim, Nagavci priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kamenicës

Kosova

​Reformat në arsim, Nagavci priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kamenicës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:22
Nagavci priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kamenicës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë.

Temë e takimit ishte diskutimi për reformat në arsim të vendosura nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e për cka disa herë prindërit dhe banorët e fshatrave të kësaj komune protestuan disa herë.

Pas takimit me ministren Nagavci kryetari i Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë, Bashkimi Latifi ka thënë se nuk është e nevojshme që fëmijët të dërgohen në shkolla të tjera kur kanë të nëjjtin mësimdhënës.

Ai ka kërkuar që nxënësit të kthehen në shkollat e tyre.

Latifi: Të kthehen nxënësit në shkollat e tyre

“Arsyeja e këtij takimi është gjetja e një zgjidhje më të mirë të mundshme për kthimin e nxënësve në shkollat e Kamenicës për shkak të reformës së kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati me të cilën reformë nuk po pajtohen prindërit dhe kanë një arsyeje të fortë, sepse nuk ofron zgjidhje të reformës por vetëm transport te fëmijëve shumë thjesht shprehen prindërit se ne nuk kemi nevojë të dërgojmë fëmijët çdo ditë ne ekskursion, për në shkollë, do të thotë se fëmijët zhvendosën prej një fshati në fshatin tjetër e të kalojnë rreth shkollës, me te njëjtin personel, me të njëjtin mësimdhënës, me të njëjtin staf d.m.th. me shku me një shkollë tjetër veç për me viztu kjo nuk është zgjidhje”, tha ai

Ky takim ishte vetëm takim informues dhe se përgjigjen për këtë çështje prindërit dhe banorët e atyre fshatrave do ta kenë të hënën kur ministrja Nagavci do të shkojë në vizitë në Komunën e Kamenicës e ku do të diskutojnë me kryetarin dhe përfaqësuesit e prindërve.

Latifi: Nuk ka dokument valid që këto shkolla janë mbyllë

“Biseduam me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, përgjigjen do ta kemi të hënën, ku do të bisedohet përsëri, ajo do të vijë në Komunën e Kamenicës për të bisedu edhe me neve edhe me kryetarin për ta gjetur një zgjidhje të përbashkët të mundshme me të mirë. Me u kthy nxënësit aty ku ka qenë, shkollat janë të hapura sepse nuk ekziston asnjë dokument valid e i nënshkruar nga kryetari se ato shkolla janë mbyllë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat