Masat e reja, a do të mbyllen fitneset në Kosovë?

Kosova

Masat e reja, a do të mbyllen fitneset në Kosovë?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Në takimin e mbajtur sot në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së gastronomeve, është  vendosur për mbyllje totale të qendrat tregtare dhe gastronominë, mirëpo në këtë mbyllje do të shkojnë shkollat edhe fitneset.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve, ka thënë se në këtë mbledhje u fol për mbylljen 12 ditore të fitneseve, shkollave, gastronomisë dhe qendrave tregtare.

“Ka mbyllje të gastronomisë qendrave tregtare, fitneseve, si dhe shkollave prej 6 deri me 18 prill”, ka thënë Vranica.

Vranica po ashtu konfirmoi, se të martën do të kenë takim me ministrin e Financave, ku do të flasin në lidhje me mbështetjen financiare gjatë kësaj periudhe.

“Të martën do të takohemi me ministrin e financave për mi pa format e mbështetjes financiare për sektorin tonë”, tha Vranica.

Tutje i pyetur se a e kanë pranuar një mbyllje të tillë, ai tha se të hënën do mblidhen për të vendosur

“Të hënën kemi mu mbledh shoqata, se di ka ndryshim të gjendjes, ka ndryshim te propozimeve”, përfundoi Vranica.

Ndërkaq sa i përket orws policore nuk dihet akoma asgjë sipas Vranices.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat