Hoxhaj uron Pashkët: Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira

Kosova

Hoxhaj uron Pashkët: Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:55
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit katolik.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se në këtë ditë të bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin e Kosovës

“Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira.”, ka uruar ai.

Postimi i tij:

Miq dhe qytetarë të besimit katolik,

Gëzuar e për shumë mot Pashkët. Në këtë Ditë të Bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin tonë. Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat