Matoshi e publikon rezultatin e testit për Covid-19

Kosova

Matoshi e publikon rezultatin e testit për Covid-19

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:31
Adriana Matoshi

Sot është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

Matoshi i ka mohuar këto pretendime. Ajo ka deklaruar se është e ftohur, por në testin për COVID-19, ajo ka rezultuar negative.

Më pas e njëjta ka publikuar rezultatin e testit në profilin e saj në Facebook, teksa ka thënë:

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë.

Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, shkruan Matoshi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat