7 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

7 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:02
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit komunal emergjent me IKSHPK, me IRSHP në Prizren, QKMF në Malishevë dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 972 raste, prej tyre 849 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 74 persona.

Në raportin e sotshëm të IKSHPK-së, janë raportuar 6 raste të reja, mirëpo njëri rast është rast aktiv dhe është përsëritur emrin në lista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat