Nënkryetari Berisha dhe drejtori Morina, inspektuan punimet në tri projekte

Kosova

Nënkryetari Berisha dhe drejtori Morina, inspektuan punimet në tri projekte

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i drejtorisë së Urbanizmit, sot i kanë inspektuar punimet në tri nga projektet kapitale, që janë duke u realizuar. Ata e kanë vizituar rregullimin apo punimet në vendosjen e një trafo për Qendrën e Banimit Social, ndërtimin e tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe rregullimin e rrugëve në fshatin Drenoc.

“Këto janë tri nga projektet e shumta që janë duke u realizuar aktualisht, disa janë projekte dyvjeçare, e disa tjera kanë filluar këtë vit, dhe janë projekte me rëndësi të madhe.

Rregullimi i rrymës në Qendrën e Banimit Social, është nevojë esenciale për lëshuarjen në përdorim të saj dhe për familjet në nevojë për strehim, pastaj rregullimi i zhveshtoreve në stadiumin e qytetit, gjithashtu është projekt me rëndësi të veçantë, sikur edhe ndërtimi i rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka rëndësi të madhe, prandaj edhe jemi duke u angazhuar maksimalisht për përfundimin sa më të shpejtë, por në të njëjtën kohë edhe realizim cilësor të punimeve”, tha Berisha.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se punimet janë duke vazhduar sipas planifikimeve dhe të gjitha këto janë investime të Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat