Jashari me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, bëjnë homazhde te varri i dëshmorit Shefqet Kerolli

Kosova

Jashari me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, bëjnë homazhde te varri i dëshmorit Shefqet Kerolli

Nga: A.SH Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:19
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli.

Ata gjithashtu nderuam edhe martirët e fshatit Polac, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi në Facebook:

Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë.

Sot gjithashtu nderuam edhe martirët e fshatit Polac, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat