Edhe në Kamenicë nis vaksinimi i stafit mjekësor

Kosova

Edhe në Kamenicë nis vaksinimi i stafit mjekësor

Nga: A.SH Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:35
Vaksinimi në Kamenicë

Në qytetin e Kamenicës, ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke uruar e shpresuar që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe.

Postimi në Facebook:

Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Kamenicë??‍⚕️?‍⚕️

Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2.

Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë.

Qofshi shëndosh!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat