Këto do të jenë temperaturat për sot në Kosovë

Kosova

Këto do të jenë temperaturat për sot në Kosovë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

8.04 – Pas mëngjesit të ftohtë me ngrica, ditën me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi për rrebeshe të shkurta bore. Në mbrëmje priten kthjellime.

9.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

10.04 – Kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransira kalimtare.

11.04 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

12.04 – Pjesërisht vranët dhe më ngrohtë.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4C dhe -1C, e deri ditën e hënë rriten në 4C, ndërsa maksimalet ditën e premte rriten në 11C, e në fillim të javës së ardhshme, edhe deri në 21C.

Do të fryjë erë nga krahu veriore me intenzitet mesatar 4-11m/s, të premten 1-4m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga dita e diel në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat