Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:24
Ilustrim

9.04.2021 - Në mëngjes ftohtë dhe kthjellët. Ditën kryesisht me diell, me zhvillime të vransirave të pakta. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 12C, e në vise malore -7C deri 6C.

Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-5m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të, e në mbrëmje kalon edhe në të dobëta.

10.04.2021 - Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më butë, me intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 15C, e në vise malore -4C deri 10C.

Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 6. Indeksi i cilësisë gjatë ditës në vlera të pranueshme e mesatare, e në mbrëmje vende-vende kalon edhe në të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat