Doktori i njohur: Hezitimi për t'u vaksinuar, është i pakuptimtë

Kosova

Doktori i njohur: Hezitimi për t'u vaksinuar, është i pakuptimtë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Doktori i njohur Fahri Beqa, thotë se vaksinimi me cilëndo nga vaksinat e licencuara nga EMA është shpëtim i sigurt nga vdekja dhe zhvillimi i sëmundjes së rëndë nga Sars-Cov2.

Beqa përmes një shkrimi në Facebook, thotë se hezitimi për t'u vaksinuar, sidomos i personelit shëndetësor, është i pakuptimtë.

Shkrimi i plotë:

656.000 persona janë vaksinuar vetëm dje në Gjermani. 290.000 prej tyre në ordinancat e mjekëve familjar dhe mjekëve specialistë në tërë territorin e Gjermanisë, ndërsa 366.000 në qendrat e improvizuara të vaksinimit. Ky eshte rekordi ditor në Gjermani i arritur pas përfshirjes së ordinancave në procesin e vaksinimit. Deri dje numri maksimal i të vaksinuarve mbrenda ditës ishte 367.000.

Përfshirja e ordinancave të mjekëve në vaksinim ka ardhur nga presioni i opinionit publik gjerman në mënyrë që pandemia të përmbyllet sa më parë. Në ditët e ardhshme pritet që tempo e vaksinimit të ngritet edhe më shumë, por do të shoqërohet edhe me ashpërsim të masave të parandalimit edhe për një kohë të caktuar për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të sëmurëve rëndë në repartet intensive.

Vaksinimi me cilëndo nga vaksinat e licencuara nga EMA është shpëtim i sigurtë nga vdekja dhe zhvillimi i sëmundjes së rëndë nga Sars-Cov2, prandaj hezitimi për t'u vaksinuar, sidomos i personelit shëndetësor, është i pakuptimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat